×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një autoblindë e FSK-së

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 16:23

    Një autoblindë e Forcës së Sigurisë së Kosovë për shkaqe teknike është përfshirë nga zjarri.

    Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Shefi për komunikim strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi.

    Isufi thotë nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se zjarri është neutralizuar nga personeli i FSK-së.

    “Sot në ora 14:00, gjatë lëvizjes së konvojit të automjeteve ushtarake të FSK-së nga Prishtina në Istog, në fshatin Krivovë, për shkaqe teknike të brendshme të instalimit, automjetit ka marrë zjarr. Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar, dhe zjarri është neutralizuar nga vetë personeli i FSK-së me mbështetje të zjarrfikësve” tha Seferi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!