×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Digjet një hotel në Brezovicë, policia: Dëmet materiale janë të konsiderueshme

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 11:31

    Një hotel i njohur në Brezovicë është djegur mëngjesin e së shtunës. Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Reporteri.net se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit po punojnë për ta shuar zjarrin.

    “Incident zjarri në Brezovicë Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”.

     

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim” – ka thënë Veseli për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!