×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 16:07

    Në autostradën “Ibrahim Rugova” një kamionetë është përfshirë nga flakët. Mësohet se nuk ka të lënduar.


    Kjo raportohet se ka ndodhur pak para orës 14:00.

    Lidhur me këtë Reporteri ka kontaktuar policinë në Prishtinë e cila ka konfirmuar rastin.

    “Të nderuar ju njoftojmë se patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka parë se një kamionet e tipit ‘Sprinter Mercedes’ është djegur në tërësi e cila ka qenë duke lëvizur në drejtim të Prishtinës. Automjeti ka qenë me targa lokale”, ka deklaruar Kelani për Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se për ngjarjet e më tejme lidhur me këtë rast do njoftohen mediat me kohë.

    Kujtojmë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa kamioni gjendet skaj rrugës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!