Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Siç njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur.
Ndërkaq, rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.