×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Digjet një shtëpi në Gjakovë, brenda saj gjendet trupi i pajetë i një personi

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 9:13

    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme në Gjakovë. 

    Siç bën të ditur policia e Kosovës brenda sa është gjetur trupi i pajetë i një personi.

    Nuk janë dhënë detaje të tjera, teksa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/incident zjarri”.

    “Gjakovë / 08.02.2025 – 03:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Gjatë kontrollit, është konstatuar se në shtëpi gjendet trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!