×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një shtëpi në lagjen ‘Bregu i Diellit’

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 8:21
    Ilustrim

    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.


    Si pasojë e zjarrit është djegur i gjithë kati i tretë i kësaj shtëpie.

    Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë, por që më pas pati një problem në shuarjen e zjarrit.

    Sipas burimeve të lajmi.net zjarrfikësit patën problem në shuarjen e zjarrit pasi u shpenzua uji që posedonin në rezervuar.

    Kësisoj u desh që zjarrfikësit e një prej komunave të tjera të ndërhynin dhe të bënin shuarjen e tërësishme të zjarrit.

    Deri në orët e para të mëngjesit familjarët kanë qëndruar jashtë shtëpisë, me shpresën se do të arrijnë të shpëtojnë shtëpinë e tyre.

    Në rrezik nga ky zjarr ishte edhe një foshnje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!