Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Janina” në Prizren. Sipas pronarit, dëmet materiale janë në vlerë rreth 300 mijë euro.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast.
“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informat se në Rrugën Janina në Prizren është duke u djegur një shtëpi. Zjarrëfiksit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njesitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas infromatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme,sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë kqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.