×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së në Pejë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 14:03

    Një veturë është kapluar nga zjarri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.


    Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Fadil Gashi.

    “Sot rreth orës 12 e 9 minuta është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës”, ka thënë Gashi.

    Sipas tij pos dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.Ndërkaq njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij zjarri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!