Një shtëpi është djegur në fshatin Vraniq të Suharekës, ku dëmi sipas pronarit llogaritet të jetë 60 mijë euro.
Është zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, që ka konfirmuar djegien e një shtëpie tri katëshe në këtë fshat.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatën se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate”.
“Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.