×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet shtylla elektrike në Iliridë të Mitrovicës

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 14:46

    Një shtyllë elektrike është djegur në rrugën “Hilmi Kajtazi” në lagjen Iliridë të Mitrovicës.


    Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se në vend të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

    Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti i cili ka sqaruar se policia është në vend të ngjarjes për të siguruar zonën. Ai ka shtuar se akoma nuk ka detaje se si është shkaktuar zjarri.

    Klani ka provuar të kontaktojë me zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. I pamundur kontakti ka qenë edhe me zyrtarët e KEDS-it

    https://www.youtube.com/watch?v=Bof9M1RmDb8&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!