×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi”, Haki Abazi thotë se ekzistojnë video incizmet që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 10:37

    Deputeti Haki Abazi se sa i përket audio dhe video incizimeve që përmendi gjatë ditës së djeshme, siç thotë ai janë dy aspekte lidhur me këtë pjesë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abazi në konferencën për media tha se audio incizimet “konfirmojnë diskutimin Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari Lila dhe Dejona Mihali për ngulfatjen e zërit të deputetëve në parlament”.

    “Janë dy aspekte në këtë drejtim, audo-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihali për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Parlamentit të Kosovës”.

    Ai tha se ekzistojnë video incizime që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të zhdukura të Astrit Deharit.

    Deputeti para gazetarëve tha se dihet qartë kush është futur te frigoriferi ku ishin mostrat.

    “Video incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Pytjet e mia që kam shtruar dhe diskutimet që kam berë, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, kundrejt borxhit që kemi me sqaru çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat, dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Nuk mund të rrim të heshtur përballë një procesi të tillë. Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar 24 orë, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera”, tha Abazi në konferencë para gazetarëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!