×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikur dilte natë e ditë, sot Haki Abazi bën thirrje të bojkotohet T7

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 15:53

    Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë thirrje që të bojkotohet Televizoni 7.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se televizoni i cili është në pronësinë e gazetarit Berat Buzhala, duhet të bojkotohet njëjtë si televizioni i Stanishiqit dikur, duke aluduar në televizion tjetër vendor, Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Madje ai T7 e quan ‘Televizioni i Gruevskit në Kosovë’.

    Ky reagim i tij vjen pas debatit të mbrëmshëm ndërmjet dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit të VV-së dhe Nexhmi Rudarit të LDK-së.

    Kujtojmë se pjesëmarrjet e Haki Abazit në këtë televizion nuk kanë qenë të rralla, sidomos gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, ku edhe pati një incident posa doli nga studio e T7.

    Me të përfunduar emisioni, ai ishte përleshur fizikisht me kreun e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!

    Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!