×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Dikur shërbente çaj në çajtore, sot ndër figurat më të rëndësishme të PDK-së

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 8:51

    Sot janë njerëz të rëndësishëm në jetën politike, por dikur bënin punë nga më të thjeshtat për ta ndihmuar familjen në kohë krize, për t’i financuar studimet dhe për të qenë të pavarur financiarisht.


    Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një rrëfim për gazetën “Zëri” ka sjellë në kujtime kohën kur si një djalë i thjeshtë i këtij qyteti shërbente çaj në çajtoren, të cilën e zotëronte familja e tij.

    Ai ka thënë se nuk kanë qenë keq ekonomikisht, mirëpo ka dashur të punojë dhe të mos kërkojë para nga familja.

    Përveç kësaj, ai ishte edhe shitës në një dyqan ushqimor të vogël, që e kishin në fshatin e tij të lindjes, në Prekaz.

    “Në atë kohë isha i ri dhe kemi pasur një çajtore në Skenderaj dhe një dyqan të vogël në fshatin Prekaz. Pra, unë kam punuar në të dyja, edhe në dyqan, edhe në çajtore. Ka qenë kënaqësi të punoj dhe të mos kërkoj para prej familjes. Nuk ka qenë e lehtë, sepse në atë kohë afër kemi pasur fabrika dhe nuk ka pasur shumë lokale, prandaj kemi pasur punë”, ka deklaruar ai, shkruan “Zeri”.

    Lushtaku ka thënë se i mungon rinia, pasi për shkak të angazhimeve nuk ka mundur ta jetojë siç e kanë jetuar të tjerët.

    “Sot më mungon koha kur isha i ri, sepse nuk kam pasur kohë dhe hapësirë ta shfrytëzoj, siç ndoshta kanë bërë të tjerët, për shkak të punës dhe të aktiviteteve që kam pasur”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!