×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikur vatër e koronavirusit, por sot Malisheva shënoi ditën e katërt pa asnjë rast të ri

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 16:03

    Edhe sot të gjitha rezultatet e testeve për COVID-19 të qytetarëve të Malishevës kanë rezultuar negative, duke e ruajtur stabilitetin e situatës me koronavirus në këtë komunë.


    Rezultatet e testeve për ditën e sotme janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Shtabin komunal emergjent që merret me menaxhimin e situatës me koronavirus në Malishevë.

    Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal, ka konfirmuar lajmin se të gjitha analizat e testeve për ditën e sotme kanë rezultuar negative.

    “Edhe sot në ditën e katërt nuk kemi asnjë rast të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 12”, tha Berisha.

    Shtabi komunal emergjent vazhdon të kërkojë nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat dhe udhëzimet për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi kjo është mundësia e vetme dhe mënyra e vetme e mbrojtjes dhe mos përhapjes së virusit.

    Ndryshe, në Komunën e Malishevës janë 94 raste me COVID-19, prej tyre 78 të shëruar, 4 të vdekur dhe 12 raste janë ende aktive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!