×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikush po bën fushatë të frikshme për ta vendosur maskën

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 14:38

    Që nga dita e sotme, bartja e maskave është bërë obligative për qytetarët e Kosovës, kjo me vendim të Qeverisë së vendit.


    Mirëpo, dikush ka zgjedhur një mënyrë paksa të frikshme për të vetëdijësuar qytetarët rreth rëndësisë së vendosjes së maskës, shkruan Reporteri.

    Nuk dihet kush është iniciatori mirëpo në disa qytete të Kosovës janë vendosur afishe që zakonisht vendosen për njoftime mortore, derisa kërkohet nga qytetarët të që vendosin maskën.

    Aty përmes mesazhit se nesër fotografia e më të dashurve të tyre mund të jetë e vendosur aty, tentohet të sensibilizohen qytetarët për vendosjen e maskave dhe respektimin e rregullave.

    Kujtojmë se Kosova vazhdon të regjistrojë shifra alarmante të rasteve të reja, gjersa gjatë kësaj jave Qeveria ka ashpërsuar masat duke mbyllur çerdhet e duke ndaluar aktivitetet fetare. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!