×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha: Edhe mua m’kanë rreh si 16 vjeçar, kam ankth në çdo kufi

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 11:11

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar lidhur me rastin e dhunës fizike të ushtruar nga një polic kufitar në Mal të Zi ndaj profesorit shqiptar, Petraq Milo.

    Basha ka treguar se edhe vetë si 16 vjeçar ka qenë viktimë e dhunës së policisë së Sllobodan Millosheviqit dhe shton se edhe pse sot është deputet dhe ka pasaportë amerikane ka frikë në secilin kufi.

    “Nervoza e shqiptarëve është fakti se ky ka qenë trajtimi i tyre gjatë gjithë dekadave nën regjimin fashist t’Millosheviçit! M’kanë rreh kur kam qenë vetëm 16 vjeçar! Është traumë e fjetur! Sot jam deputet, kam pasaportë amerikane dhe në çdo kufi kam ankth!”, ka shkruar Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!