×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha tallet me shkarkimin e Bordit të RTK-së: Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 13:28

    Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së.


    Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli e Fadil Miftari janë shkarkuar nga bordi i RTK-së me 64 vota për, asnjë kundër edhe asnjë abstenim, shkruan Reporteri.net.

    Për shkarkimin e këtij Bordi ka reaguar edhe në rrjete sociale deputetët e VV-së.

    Është deputeti Dimal Basha ai i cili përmes një statusi është tallur me shkarkimin e këtij bordi.

    “Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së”,  ka shkruar ai në një foto ku shihet me Adriana Matoshin e Fjolla Ujkanin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!