×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati Hajdari: Pa distancim s’mjafton shkarkimi

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 19:47

    Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, i cili deklaroi se UÇK-ja ka bërë krime.


    Por, Kurti përveç që e shkarkoi, nuk u distancua nga qëndrimi i ish-këshilltarit të tij.

    Madje ai i thuri lavde duke thënë se është një kritik i mirë.

    E mosdistancimi ka bërë që të reagoi edhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari.

    Hajdari ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, që të distancohet nga deklarata të tilla.
    Ky është reagimi i diplomatit Hajdari:

    Pa distancim, veç shkarkim. Madje as shkarkimi nuk u quajt i tillë, por lirim. Termat, jo gjithmonë janë veç terma. Ata përfaqësojnë mendësi.

    Kryeministri shënoi autogol me emërimin e tij, dhe po vazhdon të shënojë autogola ndërkombëtarë me mënyrën e lirimit nga detyra.

    Më i ashpër ishte kur iste për Grenellin, sesa tash që po et për një akuzues publik të UÇK-së.

    Nuk thuhet kot që politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, kurse burrështetasit për brezat e ardhshëm. Duke i pasur në kokë militantët e tij, Kryeministri do t’iu trashëgojë brezave një narrativ të shpërfytyruar historik: atë sipas të cilit Serbia nuk është veç solidare me testet e dhuruara, por edhe viktimë e UÇK-së.

    Shkarkimi nuk mjafton. Distancimi nuk erdhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!