Diplomati Arbër Mehmeti ka përmbyllur me sukses mandatin e tij tashmë mbi 5-vjeçar në Japoni, ku ka shëbyer si i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni.
Punën dhe profesionalizmin e Mehmetit e ka vlerësuar Drejtori i MPJ-së në Japoni, Hanada Takahiro, njofton Ambasada e Kosovës në Japoni, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Drejtori Hanada ka vlerësuar punën e diplomatit Mehmeti, profesionalizmin, miqësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që Ministria e Jashtme Japoneze ka pasur me Ambasadën e Kosovës përgjatë këtyre viteve.
Gjithashtu edhe Ambasadori Kiçmari duke i uruar sukses në karrierë dhe angazhimet e reja në MPJD, shprehu besimin e tij se ky mision i parë në Tokio për diplomatin Mehmeti ka vënë themele të forta dhe të qëndrueshme që z. Mehmeti të vazhdoj punën në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Azinë në përgjithësi dhe me Japoninë në veçanti”, njofton Ambasada.
Diplomati Arbër Mehmeti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e Kosovës në Tokio dhe ai personalisht ka pasur nga MPJ Japoneze dhe drejtori Hanada. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.