×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa deputetë të pakicave që e mbështesin Kurtin: E dimë emrin e kandidatit për kryeparlamentar, por duhet ta thotë kryeministri

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 15:28

    Disa deputetë të zgjedhur të pakicave thanë se janë për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë.

    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilia Rexhepi dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi folën para gazetarëve me besim se do të votohet Qeveria Kurti 3.

    Para seancës konstituive të Kuvendit, ata thanë se e dinë edhe emrin e kandidatit për kryeparlamentar që LVV-ja duhet ta propozojë nesër në Kuvend.

    “Nesër votojmë kryetarin e Parlamentit.Shohim pastaj si shkojnë procedurat”, tha Rexhepi.

    “Ne e dimë, ama këtë duhet ta thotë kryeministri”, tha ajo për kryeparlamentarin.

    Krasniqi tha se 7 deputetë të zgjedhur të pakicave do të jenë “një forcë e rëndësishme në qeverinë e z.Kurti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!