×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa lagje në Prishtinë nesër mbesin pa ujë

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 22:03

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të realizohen kyçjet e gypit të ujit në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.


    “Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës ( investim i komunës në ndrrimin e gypit të azbestit ). Roli i KRU ” Prishtina ” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet”.

    “Zonat të cilat do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00 janë : lagjja “Pejton”, lagjja ”Dardania ”, lagjja “Lakrishte” dhe lagjja“ Kalabria”, njofton ujësjellësi i Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!