×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa orë pasi iu publikua fotoja, i dyshuari dorëzohet vetë në polici

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 15:38

    Policia e Kosovës  gjatë ditës së djeshme ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e Bleron Galanit, i cili kërkohej për veprën penale: “Vjedhje e rёndё”


    Disa orë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njejtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor Pejë.

    Policia njofton se i dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

    “Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

    Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!