Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të premten nga ora 06:00 e deri në orën 23:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.
Zonat që do të preken janë Lagjia Sofalia, Rruga “Shpëtim Robaj”, Lagjia Tasligje 1, 2, 3, 4 deri te Avalla, Rruga “Xhavit Ahmeti”, Rruga “Gani Balaj” dhe rruga “Sali Butka”.
“Arsyeja e ndërprerjes bazohet në kërkesën e komunës së Prishtinës për kyçjen e gypit fi 400 mm në rrugën” Xjavit Ahmeti””, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.