Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar se disa zyrtarë të Qendrës për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
MPB thotë se për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore të pezulloj përkohësisht ofrimin e shërbimeve për dokumente të identifikimit dhe vule apostile/verifikuese.
“Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj qendre të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta për qytetarin. Në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore mund të kryhen vetëm rastet mjekësore si dhe mund të bëhet tërheqja e dokumenteve për aplikimet e mëhershme”, thuhet në njoftimtë MPB-së,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.