×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Kuçi largohet nga AAK, jep dorëheqje nga të gjitha strukturat

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 12:43

    Blerim Kuçi, ish kryetar i Suharekës, dhe nënkryetar i AAK’së, ka vendosur ta ndërprejë aktivitetin e tij në këtë parti.

    Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar se Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e AAK’së dhe nuk do të merr pjesë në garën e brendshme zgjedhore të partisë, proces i cili është në vazhdim e sipër.

    Kuçi i cili gjatë karrierës së tij politike në AAK, ka ushtruar pozita të larta drejtuese në parti, por edhe në ekzekutiv si ministër në kohën kur kjo parti ishte pjesë e koalicionit qeverisës me LDK’në, nuk dihet nëse aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në ndonjë parti tjetër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!