Në Ditën Botërore të Sindromës Down, presidentja Vjosa Osmani u ka dhënë mbështetje personave me këtë sindromë.
Ajo ka thënë se ata janë janë burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë.
“Është detyra jonë të angazhohemi për mbështetjen e tyre, duke krijuar mundësi të barabarta dhe një mjedis ku ata mund ta shprehin plotësisht potencialin e tyre. 💙 Në Ditën Botërore të Sindromës Down, takova persona të jashtëzakonshëm—plot energji, dashuri dhe forcë. Një moment frymëzues që na kujton rëndësinë e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse. Le ta vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim!”, ka shkruar presidentja e cila edhe ka publikuar një video nga takimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.