×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e 17-të me radhë që numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja në Kosovë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 15:10

    Është dita e shtatëmbëdhjetë që në Kosovë shënohen më shumë raste të pacientëve të shëruar nga coronavirusi, se sa raste të reja pozitive.


    Që nga 31 gushti kur u shëruan 122 pacientë, deri më tash janë shëruar edhe 1,841 edhe të tjerë, duke e çuar shifrën totale të të shëruarve në 11.949 raste shkruan Reporteri.net.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 76 raste të reja me coronavirus, ndërsa 167 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

    Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se ka humbur jetën edhe pacient i prekur me COVID-19. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!