Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, përfaqësues i komunitetit egjiptian ka uruar këtë komunitet me rastin e 24 Qershorit, Ditës nacionale të egjiptianëve.
Berisha theksoi se për e gjithë bota duke përfshirë edhe Kosovën, po ballafaqohet me COVID-19, por për fat të keq komuniteti egjiptian ballafaqohet në jetën e përditshme: me virusin e quajtur “diskriminim”, virusin “racizëm”, virusin e “pa punësimit” dhe shumë viruse të tjera.
“Shpresoj me përkushtim të qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë kosovare, ne mund t’i kalojmë jo vetëm këto sfida por duhet që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësi dhe t’i kryejmë obligimet të cilat na mundësojnë Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë ditë në emër të komunitetit Egjiptian dua t’i falënderoj mediat pa dallim për rolin e çmueshëm në informimin, promovimin dhe trajtim të dinjitetshëm të komunitetin egjiptian”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.