×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e tretë maratonike e marrjes në pyetje, Hashim Thaçi futet në objektin e Prokurorisë në Hagë

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 13:33

    Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në ditën e tretë të intervistimit pranë Prokurorit Special.


    Thaçi ka arritur para pak minutash por nuk është prononcuar për media, ndërkaq një grumbull njerëzish, bashkëatdhetarë nga vendet e BE-së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit.

    Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

    Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

    Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!