×
  • Lajme
  • Lajme / 30 dhjetori

    Dita e Veteranëve të UÇK-së, Osmani: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 12:46

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë për lavdi dhe heroizmmin e pashuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, Osmani ka thënë se sot nderojmë e përulemi para veprës heroike të veteranëve të UÇK-së.

    “Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar. Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut”, shkruan Osmani në Facebook.

    Presidentja shkroi se 30 dhjetori “është datë që mëshiron heriozmin e pavdekshëm të komandatit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb”.

    “Kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet. Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së”, shkruan Osmani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!