Dita e martë, fillon me intervale me diell. Pasdite fillojnë të paraqiten vransira, që më vonë zhvillojnë kushte për rrebeshe shiu e bubullima, ku lokalisht mund të jenë më të theksuara. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-9m/s.
Në raste të zhvillimit të ndonjë stuhie mund të fryjë me hove deri në 20m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8 e 11C, e maksimale mbesin ende të larta deri në 23C e 25C.
Mot i paqëndrueshëm në përgjithësi do të dominojë mbi vend e rajon ditëve të ardhshme. Rrebeshet e bubullimat orëve të pasdites parashihet të jenë më të shtrira mbi vend ditën e mërkurë. Më shumë vransira do të mbulojnë vendin nga dita e enjtë, me rrebeshe shiu orëve të pasdites dhe mbrëmje. Nga e premta reshjet shfaqen më shpesh kohëpaskohe, e temperaturat pësojnë një rënie në 17C e 14C, ato maksimale, derisa minimalet mbesin përreth 8C e 10C. Erërat frynë kryesisht nga krahu jugor deri të premten, të lehta dhe mesatare, 2-7m/s, e ditën e shtunë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore, njofton Mendimi për Motin.