Gazetari Enver Robelli, i cili njihet si përkrahës i madh i Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar liderin e partisë Albin Kurtin, i cili është edhe kryeministër në detyrë i Kosovës.
Robelli, ka reaguar pas emërimeve të reja nga Qeveria Kurti në bordet e Ndërmarrjeve Publik, ku kryeministri në detyrë ka emëruar anëtar dhe kandidat për deputetë të VV’së.
Ai ka shkruar se VV duke se është shumë e etur andaj ka kapur Bordin e Ujësjellësit, sipas tij nuk po dihet a erdhi dita për kapje apo çkapje të shtetit.
“Me gjase shume e etur VV. Andaj e ka kapur se pari Bordin e Ujesjellesit. Per ta shuar etjen. Erdhi dita. Veç nuk po dihet: kapje a çkapje?”, ka shkruar Robelli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.