×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Gjykata Speciale

    Ditë rëndë për historinë e Kosovës, Haga dënon Hashim Thaçin me 25 vjet burgim

    Reporteri
    16 Shtator 2026 | 11:35

    Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

    Gjykata Speciale e ka dënuar ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 burgim dënim unik për krime lufte.

    Thaçi u dënua pasi u shpall i fajshëm nga Gjykata, për arrestime të paligjshme, për trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

    Koha e kaluar në paraburgim, sipas trupit gjykues do të llogaritet në dënim.

    Gjykata Speciale ka thënë se të katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!