×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditëve në vijim Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund të hapin kufijtë pa pasur nevojë për test negativ

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 15:23

    Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj  ka qëndruar sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.


    Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, në veçanti gjatë menaxhimit të pandemisë Cpvid-19.

    Në takim ndër të tjera është shqyrtuar edhe për hapjen e kufijve pa kushte.

    Zemaj ka thënë se për këtë çështje mund të merret vendim në ditët në vijim, shkruan Reporteri.

    “Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve.Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim”, ka thënë ministri Zemaj.

    Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie por megjithatë numri i viktimave vazhdon të mbetet alarmant. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!