×
  • Lajme
  • Lajme

    Dizdari: Hashim Thaçi u nxitua kur bëri deklarata për vrasjen e Ali Ukës

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 8:05

    Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.


    Dizdari, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Hashim Thaçi ishte arrestuar dy herë në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, përcjell Telegrafi.

    “Çështja e Thaçit për armëmbajtje pa leje u mbyll në Gjykatën e Lartë dhe ai u lirua. Më pas u ftua përsëri kur u vra gazetari i njohur Ali Uka, me të cilin Thaçi kishte banuar”.

    Ai ka thënë se vrasja e Ali Ukës është një çështje e pazbardhur pavarësisht se në atë kohë ishte akuzuar një i afërm i tij.

    Dizdari ka thënë se Thaçi është nxituar kur ka bërë deklarata publike për implikime të mundshme në vrasjen e Ali Ukës.

    “Çdo deklaratë nga Thaçi apo Berisha për këtë rast janë të nxituara dhe flasin për joseriozitet të tyre”, shtoi avokati.

    “Vrasja e Ali Ukës mbetet enigmatike dhe nuk është e ndershme për askënd të bëj komente por është e ndershme edhe nga autoritetet në Shqipëri edhe ato në Kosovë që të bëjnë zbardhjen e rastit”, tha ndër të tjera Shefqet Dizdari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!