Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Themelore në Pejë, nga ku kanë thënë se për hapat e mëtejmë lidhur me këtë çështje duhet t’i drejtohen Qendrës për Punë Sociale.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta lidhur me dhunën në familje, mbrojtjen e grave dhe përgjegjësinë e institucioneve në trajtimin e rasteve të tilla.