Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi edhe në Mitrovicë, ku një 24-vjçar, përdorues i substancave narkotike, ka kanosur nënën e tij.
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e ka denoncuar rastin në Polici ku ka raportuar se djali i saj e ka kërcënuar me thikë se do ta vrasë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.