×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Agim Ramadani mbështetë me një shkrim invalidin e UÇK-së që një qytetar i tha ‘trus në kolic dhe kalbu’

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 18:19

    Invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli i cili që 21 vjet është në karrocë, kishte reaguar pasi Qeveria Kurti kishte pranuar 1000 testet e Serbisë për Kosovën, i cili tha se Serbia na dhunoi e masakroi dhe nga lufta mora plagë që i ndjej edhe sot, pranadaj po i njëjti shtoi se nuk dëshiron asgjë nga Serbia edhe po të vdiste.


    Teksa pas këtij shkrimi të Agushollit, reagoi njëri nga militantët e VV-së, i cili iu drejtuar me fjalë të ashpëra.

    “trus në kolic dhe kalbu”, ka shkruar Feim Sylka.

    Mirëpo, kjo nuk mbetet me kaq, sepse pas krejt kësaj ka reaguar edhe djali i Agim Ramadanit i cili e ka mbështetur veteranin e luftës, Shpëtim Agushollin, teksa tha se është më mirë të kalbesh në karrocë se sa të vdesësh pa dashuri ndaj popullit, shkruan Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!