×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Avdullah Hotit diplomon në ShBA, publikon pamje nga ceremonia

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 20:06

    Djali i ish-kryeministrit dhe deputetit Avdullah Hoti, Ledioni ka diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net.

    Pamjet nga ceremonia i ka publikuar vetë Hoti, ku ka thënë se i emocionoi gjithë familjen.

    “Ledioni në ceremoninë e diplomimit në ShBA. ?‍??‍??‍? Na emocionoi gjithë familjen. Mirënjohës ndaj ?? dhe familjes mikëpritëse për këtë mundësi të jashtëzakonshme për Ledionin për të kryer një vit të plotë të shkollës së mesme në ??. Falënderime për stafin e shkollës, të cilët kanë qenë shumë mbështetës ndaj Ledionit, duke ia mundësuar të përshtatet lehtë në ambientin e ri shkollor”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!