×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i dëshmorit: Hekuran Murati, gjej mercenarë që flijohen sikur Jasharët

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 7:26

    “Nëse do të vdes, do të vdes me pushkë në dorë”, këto fjalë i dha profesori i historisë, Selim Berisha, i cili vdiq duke mbrojtur pragun e shtëpisë gjatë luftës.

    I kthyer nga Perëndimi në fshatin Drenoc të Prishtinës për të luftuar kundër okupuesit serb, tash vepra e tij dhe shumë tjerëve sipas familjarëve që kanë mbetur gjallë po përbuzet.

    Djali i tij që ende kalon netë pa gjumë, ka një fjalë për ministrin Hekuran Murati, i cili para 6 viteve deklaroi se më mirë do ishte të paguanin mercenarë në luftë.

    Dorëheqja është më e pakta që ministri i financave do duhej ta bënte në këtë rast sipas djalit të dëshmorit.

    Ky është tejet i dëshpëruar që ligjvënësit as pas kaq shumë viteve nuk votuan ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

    Për fund, ka një porosi për të gjithë ata që vazhdojnë me sulme e ofendime ndaj luftës së UÇK-së. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!