×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Gucatit: Po bëhet gati një vit pa babain, nuk po na e lejojnë ta shohim

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 15:55

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur sot një konferencë për media. Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku ka folur për refuzimin e vizave për familjarët e Hysni Gucatit, të cilët kërkuan që ta vizitojnë babanë e tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë.


    Tash 11 muaj familjarët e Hysni Gucatit dhe të tjerëve të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë ata. Organizata e Veteranëve të Luftës po thotë se ky refuzim është tendencioz dhe se janë të informuar se vetëm vajza e Jakup Krasniqit ka pasur mundësi të vizitojë babain e saj në Hagë.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK në një konferencë të jashtëzakonshme tha se po dëshmohet se Gjykata Speciale në Hagë nuk është e Kosovës.

    “I është refuzuar familjes së Hysniut vizita. Si OVL-UÇK ne kemi shfaqur më parë padrejtësitë nga kjo gjykatë. E kanë dërguar një gjykatë e cila ia mohuan të drejtat e njeriut familjarëve. Po dëshmohet se kjo gjykatë nuk është e Kosovës. Me mos lirimin e vizitave duke u thirr më çështje financiare, shkelën të drejtat e njeriut familjarëve të cilët kanë të drejtë të vizitojnë familjarët në Hagë. Hysniun dhe të tjerët i kanë arrestuar dhe i kanë dërgu në Hagë pa letërnjoftim”, është shprehur Klinaku.

    Djali i Hysni Gucatit, Musliu tha se autoritetet holandeze nuk po lejojnë të shkojnë në vizitë, ndërsa qendra e paraburgimit në Hagë nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

    “Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj ka garantuar për heqjen e të gjitha shpenzimeve. Familjarët që kanë pasur të shkojnë në Hagë janë vaksinuar me kohë. Është diçka diskriminuese se gjoja që nuk kemi mjete financiare. Po na privojnë nga e drejta që ta shohim babën tonë”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!