Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se djali i tij, Gjini sot ka përfunduar klasën e dhjetë.
Haradinaj ka thënë se për birin e tij, ashtu si edhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tij, ky ishte një vit i vështirë, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se sfidimi për moshat e reja është investim për të kaluar me sa më shumë sukses sfidat e radhës që i sjell jeta.
“Gjini sot përfundoi vitin e dhjetë shkollor. Një vit jo i zakonshëm për të dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Disa muaj mësime nga shtëpia. Sfidë që kjo gjeneratë e përjetoi për herë të parë.
Duke falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e palodhur dhe adaptimin në rrethana të reja, si dhe prindërit për kujdesin e tyre që ky vit shkollor mos të dështojë, uroj suksese për gjithë këtë gjeneratë.
Sfidimi për moshat e reja është investim për të kaluar me sa më shumë sukses sfidat e radhës që i sjell jeta.
Urime e suksese!”, ka shkruar Haradinaj. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1868182869972785?__xts__%5B0%5D=68.ARDiF7XcKRhJyiVcJ1bdFFyEKpe18LOejuuS4Xpd5_KMHCMa7AgMLEhTR6muBHdH1DphLezwkKmhKLdAUf0alE8bE5AdlPfPF7UkHCg1LmmJ8L6oppSUCJBJpjEuGncRjTP57_8-XZT1TxKEKJgOVGQNUl3aD3DDgkWcS8gqioa01wplC_A05e8pBKQqVh7B372191b-zV3loXD4yZ-yBN7QJD8ouboU4vuKt0zZz3F_FRJryuUmpBQ_gBBSBXKNiipDIf1gWtWdMlA_kLpql4-8b1pnvelBgODQGAlTwhDyEc2kxRSCjYCUEYdr9mKvkeBxMGiwcjD_Sff9-aLbhk3ULQ&__tn__=-R