×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, reagon PDK: Shteti nuk mbahet me nepotizëm

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 9:44

    Dje në media u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull i Kosovës në Pragë të Çekisë.


    Në lidhje me këtë, sot kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është krejt e pakuptimtë nepotizmi që ndodhë në sektorin publik.

    Këtë dukuri ai e ka quajtur mentalitet fisnor.

    Postimi i plotë:

    Është i pakuptimt, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik.

    Djali, motra, vellau, baba, vajza, tezja, nipi, kusheriri, gruja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend?

    Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!