Vizita e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Shqipëri, ka shkaktuar reagime të shumta jo veç tek të gjithë shqiptarët.
Rama është kritikuar jashtëzakonisht shumë për mikëpritjen që ia bëri në Tiranë, çka ka pasur kërkesa që kryeministri shqiptar, të shpallet person i padëshiruar në Kosovë.
Por Arjanit Hoti, i cili ka humbur babanë dhe dy dajallarë në luftën e fundit në Kosovë, i ka bërë një pyetje Ramës.
Ai përmes Facebook i ka thënë kryeministrit shqiptar se a mund ta pyes Vuçiqin, se ku janë ata, shkruan Reporteri.net.
“Zotni Edi Rama, a mund ta pyesësh mikun tuaj për Babain dhe dy Dajallarët e mi? Pytja është e thjeshtë, ku gjinden këta persona të zhdukur me daten 31.05.1998, në shtëpitë e tyre në Drenas apo atij i kujtohet si “Gllogovac”! Duke e ditë që ky miku juaj ishte pjesë e Qeverisë së Milloshoviqit, të lus ta pyesësh! Zotni Rama, Ne ende ndjejmë dhimbje nga lufta e fundit”, ka shkruar Hoti.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10221088077008526&set=a.10200982273696009&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.