×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Thaçit i gëzohet rrëzimit të Kurtit, këtë ia atribuon babait të tij

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 23:09

     Pas 50 ditësh si kryeministër, Albin Kurti u rrëzua  me mocion mosbesimi nga partneri i tij qeverisës LDK, përkrahur edhe nga partitë opozitare.


    Ndër arsyet pse erdhi deri te rrëzimi i Qeverisë, Kurti disa herë ka përmendur presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe marrëveshjen  për ndarjen e territoreve që ai aludon se është gati dhe pritet të nënshkruhet në Amerikë, shkruan Reporteri.net.

    Rrëzimit të kryeministrit Kurti me sa duket i është gëzuar djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi. Ai menjëherë pas kalimit të mocionit të mosbesimit në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një foto skandaloze, ku presidenti Thaçi shihet duke krasitur pemët por që në tehun e gërshërëve është Albin Kurti.

    Kujtojmë se kjo foto ishte postuar ditë më parë nga presidenti Thaçi dhe ishte parë si paralajmërim për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!