×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Trumpit ia bën retweet Grenellit në polemiken me Kurtin

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 22:07

    Djali i Presidentit të SHBA-së e ka përkrahur të Dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në polemikën e tij me liderin e VV-së, Albin Kurti.


    Donald Trump i Riu ka shpërndarë postin e Grenell në të cilin ai thotë se Kurti është kundër SHBA-së. Grenell ishte duke polemizuar me Kurtin rreth Marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën ky i fundit tha se nuk do e zbatojë kur të vijë në pushtet për shkak se është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim.

    Kurti po ashtu kishte thënë se ndërmjetësit e dialogut në mes të Kosovës dhe të Serbisë duhet të kenë kujdes pasi që një marrëveshje e tillë sikur ajo në Uashington vetëm sa i shton përçarjet mes dy shteteve.

    Grenell kishte replikuar me Kurtin duke thënë se ai ka qenë gjithmonë kundër Amerikës dhe se ai kishte qenë kundër ideve të ish-presidentëve Barack Obama dhe John Bush I Riu.

    “Simbolizmi nuk e paguan qiranë, por vendet e punës e bëjnë”, kishte përfunduar Grenell në postimin e tij.

    Polemikat mes Kurtit dhe Grenell nuk kanë filluar sot. Kurti e kishte akuzuar Grenellin se kishte të bënte me rënien e qeverisë së tij dhe disa ditë para takimit të Uashingtonit e kishte quajtur atë “kauboj” që kërkon marrëveshje doemos para zgjedhjeve në SHBA. Grenell nga ana e tij kishte thënë para disa muajve se Kurti e gënjeu duke i thënë se do ta hiqte taksën me Serbinë për tu kthyer në dialog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!