×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali në Prizren ia demolon zyrën babait, ky i fundit e raporton në Polici

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 8:46

    Është arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka demoluar zyrën e babait të tij.

    Rastin e ka raportuar babai i të dyshuarit.

    “DHUNË NË FAMILJE- Prizren 26.03.2023-00:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka veprën e cekur, duke demoluar një zyrë që gjendej brenda shtëpisë-pronë e ankuesit mashkull kosovar, babait të tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël substancë narkotike 0.7 gramë marihuanë dhe 0.3 gramë heroinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!