73-vjeçarja nga fshati Studime e Ulët të Komunës së Vushtrrisë, e cila rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19), ishte kthyer në Kosovë nga Norvegjia disa ditë më parë.
Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“I dijmë kontaktet e familjes. Është një nënë e cila është kthyer nga Norvegjia. Djali i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Norvegji, dhe në momentin që djali i saj rezultuar pozitiv me koronavirus, familja është vendosur në vetëizolim”, ka thënë Tahiri për Insajderin.
Tahiri ka thënë se e gjithë familja e 73-vjeçares janë vendosur në karantinë.
Ai ka thënë se Komuna do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes në karantinë të të gjithë fshatit Studime e Ulët.
Nga ana tjetër, Kryetari Xhafer Tahiri ka konfirmuar për Reporteri.net se sonte po mbledh shtabin emergjent të komunës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.