×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali rrah babain në Pejë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 9:55

    Një rast i dhunës në familje është regjistruar të shtunën në komunën e Pejës, ku djali pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht babain e tij.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

    “Pejë 03.10.2020-20:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull  kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!