Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar prindërit e tij.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit”, thuhet në raportin e policisë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndryshe dhuna në familje vazhdon të jetë një problem shqetësues, pasi thuajse çdo ditë policia raporton për raste të ngjashme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.